Drogë me vlerë gjysmë miliardë dollarë është kapur “duke notuar” në Oqeanin Paqësor – sasia ndër më të mëdhatë në historinë e Zelandës së Re

Bota

Drogë me vlerë gjysmë miliardë dollarë është kapur “duke notuar” në Oqeanin Paqësor – sasia ndër më të mëdhatë në historinë e Zelandës së Re

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Më shumë se 3 ton kokainë me vlerë rreth 453 milionë dollarë amerikanë janë kapur duke “notuar” në Oqeanin Paqësor si pjesë e një operacioni të Policisë, Doganave dhe Forcave të Mbrojtjes të Zelandës së Re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioneri i policisë, Andrew Coster tha se sekuestrimi ishte një më të mëdhatë i drogave të paligjshme nga autoritetet në historinë e Zelandës së Re.

Dhe konfiskimi vlerësohet se do t’i jepte një “goditje të rëndësishme” operacionit të një sindikate kriminale ndërkombëtare.

Coster tha se madhësia e dërgesës, e gjetur në det, sugjeroi se ka të ngjarë të ishte e destinuar për në Australi.

Sasia “do të furnizonte” Zelandën e Re për 30 vjet dhe Australinë për një vit, tha ai pa dhënë detaje.

Konfiskimi erdhi pasi të tri agjencitë filluan një operacion të përbashkët për “identifikimin dhe monitorimin e lëvizjeve të anijeve të dyshimta”, të quajtur Operacioni Hydros, në dhjetor të vitit 2022.

Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe policia po punonte me partnerët ndërkombëtarë për të vazhduar hetimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat