LIVE: Tërmeti ‘vdekjeprurës’, këto janë të dhënat e fundit – ekspertët zbulojnë shkaktarin kryesor të tragjedisë në Turqi!

Bota

LIVE: Tërmeti ‘vdekjeprurës’, këto janë të dhënat e fundit – ekspertët zbulojnë shkaktarin kryesor të tragjedisë në Turqi!

Nga: Bota sot Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 09:41 Përditësuar në ora: 20:11 më 10.02.2023
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri/ Numri i viktimave më i lartë se në tragjedinë e Fukushimës në Japoni

Më shumë se 23,000 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit, duke tejkaluar numrin e viktimave të tërmetit dhe katastrofës bërthamore që goditi rajonin verilindor, Fukushima në vitin 2011.

Tërmeti me magnitudë 9 ballë, më 11 mars 2011, ishte një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ku pasoi edhe me një tsunami masiv që shkaktoi dëme të jashtëzakonshme.

Valë të mëdha u shkaktuan nga tërmeti 9-ballësh që dëmtuan impiantin bërthamor. Më shumë se 18 mijë njerëz vdiqën dhe gati gjysmë milioni njerëz u zhvendosën.

Ndërkohë situata në Turqi dhe Siri mbetet katastrofike, ndërsa presidenti Erdogan theksoi se në terren janë më shumë se 141,000 shpëtimtarë ishin në terren në 10 provincat turke të prekura nga tërmeti.

Tërmeti shkatërrimtar/ Gazetarja e njohur turke shpërthen ashpër ndaj Erdogan, pak orë më vonë jep dorëheqjen

Në një kohë kur të vdekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri kanë kaluar shifrën 23,000 dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të gjetur të mbijetuarit, zërat që flasin për përgjegjësinë penale të kontraktorëve që ndërtuan ndërtesat që u shembën si “kulla letre” janë duke u shtuar.

Jo pak qytetarë i janë drejtuar tashmë drejtësisë për rrënimin të paktën 65 mijë godinave.

Në të njëjtën kohë, ka shumë gazetarë që po sulmojnë hapur si presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ashtu edhe kontraktorët që ndërtuan ndërtesat.

E fundit ka ka qenë prezantuesja e njohur e kanalit pro-qeveritar “Show Tv”, e cila pasi ka shpërthyer në ofendime ndaj të gjithë përgjegjësve, ka dhënë dorëheqjen.

Prezantuesja turke Dilara Goter ka shpërthyer kur ka qenë e ftuar me rastin e lejeve që janë dhënë për ndërtimin e godinave, duke thënë se për fatkeqësinë nuk e kanë fajin fati dhe tërmeti, por ata që kanë ndërtuar ndërtesat dhe kanë dhënë lejet.

Më pas ajo u shpreh me tone të larta duke thënë se nëse tërmeti i vitit 1999, i cili la pas mijëra të vdekur, nuk ishte mjaftueshëm për t’i dhënë një mësim Turqisë?!

“Shikoni si u varrosën njerëzit. Kush e ka fajin për këtë, fati, natyra? E them sërish, përgjegjës janë inxhinierët, firma e ndërtimit dhe ai që ka dhënë miratimin”, tha ajo.

Disa orë pas këtij shpërthimi, ajo vetë njoftoi përmes Tëitter njoftoi se do të jepte dorëheqjen.

“Është e vështirë të shkruash, heq dorë! Dua të falënderoj të gjithë partnerët e mi dhe Ciner Media Group për mundësinë që më ka ofruar deri më tani”, tha ajo.

 

Turqi: Zbatimi i dobët i ligjeve të ndërtimit, shkaktari kryesor i tragjedisë

Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit. Vendi ka lejuar dhe në disa raste, edhe ka inkurajuar ndërtime të objekteve në zonat që janë të rrezikuara më shumë nga dridhjet e tokës, thonë ekspertët.

Zbatimi i dobët i ligjeve moderne, për të cilin ekspertët e gjeologjisë dhe inxhinierisë kanë paralajmëruar prej kohësh, po debatohet sërish pas tërmeteve shkatërruese të kësaj jave, të cilët rrafshuan mijëra ndërtesa dhe vranë më shumë se 21,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

“Kjo është një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmeti”, tha David Alexander, profesor i planifikimit emergjent në “University College” në Londër.

Është e ditur që shumë ndërtesa në zonat e goditura nga dy tërmetet e kësaj jave u ndërtuan me materiale dhe metoda të dobëta dhe shpesh nuk përputheshin me standardet e qeverisë, tha Eyup Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të Turqisë.

Ai tha se kjo përfshin shumë ndërtesa të vjetra, por edhe apartamente të ngritura vitet e fundit, gati dy dekada pasi vendi miratoi ligjet e ndërtimit sipas standardeve moderne. “Struktura e ndërtesave në zonë ishte e dobët dhe jo e qëndrueshme, pavarësisht nga fakti se është zonë që përballet me termete”, tha zoti Muhcu.

Problemi kryesisht u shpërfill, thanë ekspertët, sepse trajtimi i tij do të ishte i shtrenjtë, jopopullor dhe do të frenonte një motor kyç të rritjes ekonomike të vendit.

Sigurisht, tërmetet e njëpasnjëshme që shkatërruan ose dëmtuan të paktën 12,000 ndërtesa ishin jashtëzakonisht të fuqishëm, por forca e tyre u zmadhua nga fakti se ato ndodhën jo shumë në thellësi.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ndodhi në orën 4:17 të mëngjesit, duke e bërë edhe më të vështirë për njerëzit që të dilnin nga ndërtesat e tyre pasi toka u trondit me forcë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar “mangësitë” në reagimin e vendit ndaj termetit.

Por ekspertët thanë se ka një mal me prova dhe shumë rrënoja që tregojnë një realitet të rëndë për arësyet përse tërmetet ishin kaq vdekjeprurës: Edhe pse Turqia ka të miratuara ligje ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë së tërmeteve, ato shumë rrallë zbatohen, gjë që shpjegon arësyen përse mijëra ndërtesa u shkatërruan.

Në një vend të kryqëzuar nga linjat e çarjeve gjeologjike, njerëzit janë të shqetësuar se kur dhe ku mund të godasë tërmeti tjetër, veçanërisht në Stamboll, një qytet me më shumë se 15 milionë banorë që është i prekshëm nga tërmetet.

Që nga fatkeqësia, ministri i drejtësisë i presidentit Erdogan tha se do të hetojë ndërtesat e shkatërruara. “Ata që kanë qenë të pakujdesshëm, fajtorë dhe përgjegjës për shkatërrimin pas tërmetit do të përgjigjen para drejtësisë”, tha të enjten ministri Bekir Bozdag.

Por disa ekspertë thanë se çdo hetim serioz mbi zbatimin e dobët të ligjeve të ndërtimit duhet të përfshijë një vështrim të ashpër ndaj politikave të vet presidentit Erdogan, si dhe zyrtarëve rajonalë dhe lokalë, të cilët mbikëqyrën dhe promovuan një bum ndërtimi që ndihmoi në rritjen ekonomike.

Pak para zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare të Turqisë në vitin 2018, qeveria parashtroi një program gjithëpërfshirës për të dhënë amnisti për kompanitë dhe individët përgjegjës për disa shkelje të kodeve të ndërtimit të vendit. Duke paguar një gjobë, shkelësit mund të shmangnin detyrimin për të rregulluar ndërtesat e tyre. Amnisti të tilla janë përdorur edhe nga qeveritë e mëparshme para zgjedhjeve. 

Si pjesë e atij programi amnistie, agjencia qeveritare përgjegjëse për zbatimin e kodeve të ndërtimit pranoi se më shumë se gjysma e të gjitha ndërtesave në Turqi -- që përbëjnë rreth 13 milionë apartamente -- nuk ishin në përputhje me standardet aktuale. 

Llojet e shkeljeve të përmendura në atë raport nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës ishin të shumta, duke përfshirë shtëpitë e ndërtuara pa leje, ndërtesat që lejuan kate shtesë ose zgjeruan ballkone pa autorizim, dhe ekzistenca e stukturave të paqëndrueshme ku jetojnë familjet me të ardhura të ulëta.

Raporti nuk specifikonte se sa ndërtesa ishin në kundërshtim me kodet që lidhen me rezistencën ndaj tërmeteve ose integritetin bazë strukturor, por realiteti ishte i qartë. 

“Amnistia e ndërtimit nuk do të thotë se ndërtesa është e qëndrueshme”, tha në vitin 2019 kreu aktual i Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanistikës, Murat Kurum. 

Sipas zotit Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të vendit, ndërtuesit zakonisht përdorin materiale me cilësi më të ulët, punësojnë më pak profesionistë për të mbikëqyrur projektet dhe nuk u përmbahen rregulloreve të ndryshme si një mënyrë për të ulur kostot. 

Ai thotë se e ashtuquajtura "amnestia ndërtimore" e qeverisë turke e prezantuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018 si një mënyrë për të siguruar vota, në fakt, ka legalizuar ndërtesat e pasigurta. 

"Ne po e paguajmë për këtë me mijëra vdekje, shkatërrim të mijëra ndërtesave, humbje ekonomike," tha zoti Muhcu. 

Edhe ndërtesat e reja të banimit të shpallura si të sigurta, u shkatërruan nga tërmeti. 

Shkatërrimi në të gjithë Turqinë vjen në një kohë të ndjeshme për presidentin Erdogan, i cili përballet me zgjedhje të vështira parlamentare dhe presidenciale në maj, mes një rënieje ekonomike dhe inflacionit të lartë. 

Zoti Erdogan përmend rregullisht bumin e ndërtimit të vendit gjatë dy dekadave të fundit, që përfshijnë aeroporte, rrugë, ura dhe spitale të reja, si dëshmi e suksesit të tij gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet. 

Në turneun e tij në zonat e dëmtuara të mërkurën dhe të enjten, zoti Erdogan u zotua të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara brenda vitit. 

"Ne e dimë këtë biznes", tha ai. “Ne jemi një qeveri që e kemi dëshmuar veten në këto çështje. Do të rindërtojmë!/VOA

“U përpoqa ta nxjerr, në fund u detyrova ta braktisja nën rrënoja” – Rrëfimi rrëqethës i babait që i mbante dorën vajzës së vdekur, pas tërmetit

Një baba i pikëlluar qëndron mes një shtëpie të rrënuar duke mbajtur dorën e vajzës së tij të vdekur, trupi i së cilës nuk shihet nga rrënojat.

Një pamje zemërthyese që tronditi gjithë botën. E shkrepur përgjatë tragjedisë që la pas tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, që tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë njerëzve.

Një nga ta është Irmak, vajza 15 vjeçe e Mesut Hançer që ai e quan “princesha” e tij. Gazeta gjermane “Bild” ka takuar babanë në Varrezat Kapiçam.

Hançer ende ka veshur xhaketën e portokalltë që shihet në fotografi. Dora e tij tash lëviz ngadalë mbi dhe. Një shtyllë e sheshtë prej druri shënon varrin e vajzës së tij. Emri mezi lexohet nën numrin “380”. Irmak.

“Po punoja në furrën e bukës kur toka filloi të dridhej”, kujton Hançer. Zëri i tij është i thellë kur flet. “Thirra gruan time. Ajo më tha se dy vajzat dhe djali janë mirë”.

Por, vajza e tij e vogël nuk kishte fjetur atë natë në shtëpi – por në shtrat me gjyshen. Kushërinjtë e Irmakut ishin në vizitë, ajo donte të qëndronte me ta.

Kur babai thirri gjyshen dhe askush nuk u përgjigj, ai nisi të vraponte.

“Iu luta Zotit, ‘Të lutem le të jetë shtëpia jonë e plotë…’” Lutjet e tij s’morën përgjigje.

Pas varrimit të vajzës së tij, Hançer u kthye te vendi ku i mbajti dorën Irmakut për ditë të tëra. Të hënën ishte ende një ndërtesë dhjetëkatëshe aty, tani shpëtuesit po pastrojnë vendin dhe të vdekurit po zbulohen.

“U përpoqa të gërmoj me duar dhe ta nxjerr princeshën time. Por në fund, m’u deshtë ta braktisja në rrënoja”.

Video e re e tërmetit me magnitudë 7.8 në Turqi, 70 sekondat e tmerrit, toka “kërcen” pa u ndalur

Një video rrëqethëse nga Turqia, e publikuar së fundmi tregon intensitetin dhe kohëzgjatjen e tërmetit shkatërrues që goditi vendin në orët e para të datës 6 shkurt.

Videoja është kapur nga një kamera sigurie në shtëpi dhe tregon se si toka u drodh për 70 sekonda.

Makinat lëvizin si të ishin prej kartoni, ndërsa toka vijon dridhet.

Regjistrimi ndalon befas, pasi në sekondat e fundit dridhja bëhet edhe më e fortë duke bërë që kamera të bjerë dhe të thyhet.

Më shumë se 21,000 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter që goditi të hënën dhe punonjësit e shpëtimit tani po garojnë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave të shembura në kushte të vështira për shkak të dimrit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 22 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës ka kaluar tashmë 22,300.

Zyrtarët turq dhe mjekët thonë se 18,991 njerëz kanë vdekur atje për shkak të tërmetit, përcjell Bota sot.

Ndërsa ka pasur 3,377 të vdekur në Siri, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Kjo e ka çuar totalin aktual në 22,368.

SHBA jep lajmin e mirë për Sirinë pas tragjedisë nga tërmeti shkatërrues

Përballë tragjedisë me të cilën përballen banorët e zonave të Sirisë të goditura nga tërmetet e dhunshme të së hënës, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të lehtësojë sanksionet, në mënyrë që ndihma humanitare të mbërrijë edhe për komunitetet atje.

Autoritetet amerikane autorizuan lehtësimin e të gjitha transaksioneve që lidhen me përpjekjet e ndihmës për të prekurit nga tërmeti, përpjekje këto që në të kundërt, do të ishin bllokuar prej sanksioneve të vendosura ndaj regjimit sirian.

“Teksa aleatët ndërkombëtarë dhe partnerët humanitarë mobilizohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet, unë dua ta bëj të qartë se sanksionet e SHBA-së në Siri nuk do të pengojnë përpjekjet për shpëtimin e jetëve në radhët e popullit sirian,” deklaroi zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

“Për këtë arsye, shtoi ai, Departamenti i Thesarit po lëshon një licencë të përgjithshme për të autorizuar përpjekjet për lehtësimin e pasojave të tërmeteve, në mënyrë që ata të cilët frojnë ndihmë të mund të fokusohen në atë që nevojitet më shumë: shpëtimin e njerëzve dhe rindërtimin. Rruga drejt Sirisë veriperëndimore nga Türkiye u dëmtua pas dy tërmeteve të fuqishme dhe kjo ndërpreu përkohësisht ndihmën humanitare në zonat e goditura nga tërmeti të kontrolluara nga rebelët."

Ndihma e parë e Kombeve të Bashkuara e përbërë nga gjashtë kamionë që transportonin ilaçe, batanije, tenda dhe ushqime kaloi përmes pikës së Bab al-Haëa nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten. Në Siri, më shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur nga tërmetet, sipas shifrave të përpiluara nga Ministria vendase e Shëndetësisë dhe grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha Siriane.

Për kë bëhet fjalë? Ndodh e papritura, Turqia refuzon ndihmën nga ky shtet europian

Turqia ka refuzuar ndihmën nga Qipro, të cilën ajo nuk e njeh si shtet, sipas 'Skynews'.

Ministria e jashtme qipriote tha se Turqia "refuzoi me dashamirësi" ofertën e saj për një ekip shpëtimi për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit, pavarësisht se fillimisht pranoi ndihmën.

Një ekip qipriot i përbërë nga 15 shpëtimtarë, një mjek dhe një ndihmës mjek ishin në gatishmëri që nga e mërkura për t'i ardhur në ndihmë.

Mijëra trupa turke janë stacionuar në veriun e shkëputur qipriot turk të ishullit që nga viti 1974, kur ai pushtoi pas një grushti shteti atje që synonte bashkimin me Greqinë.

1,300 prokurorë në terren, priten shumë arrestime në Turqi

azetari Sokol Brahaj ka dhënë detaje në lidhje me situatën kaotike që ka kapluar Turqinë që prej mëngjesit të 6 shkurtit.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, nga Izmiri Brahaj theksoi se aktualisht 1300 prokurorë janë në terren të cilët po merren me hetimin për ndërtesat e shkatërruara.

Më tej ai theksoi se pasi të mbarojnë ditët e zisë në Turqi pritet të ketë arrestime të shumta.

“Janë 1300 prokurorë që operojnë në të gjithë Turqinë. Në 10 zona është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por besoj se pas të hënës do të kemi veprime e arrestime nëse persona përgjegjës për pallatet e objekteve nuk ka të vdekur”-theksoi ai.

“Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetit

Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe për reagimin e Qeverisë pas tërmetit të fundit që Turqia përjetoi:

“Mos kërko më vota nga ne!”.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh, nga i cili kanë vdekur më shumë se 21 mijë persona në Turqi dhe Siri, ka bërë të cilësohet si tragjedia më e ndjeshme në pushtetin që prej dy dekadash të Erdoganit.

Presidenti turk ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve vendimtare më 14 maj që mund të zgjasin pushtetin e administratës së tij me bazë islamike deri në vitin 2028.

Lajmin e plotë lexojeni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat