​Duda: Polonia s’mund të veprojë e vetme rreth avionëve luftarakë për Ukrainën

Bota

​Duda: Polonia s’mund të veprojë e vetme rreth avionëve luftarakë për Ukrainën

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:00
Andrzej Duda

Presidenti polak, Andrzej Duda ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë pa rënë dakord më parë për këtë lëvizje me aleatët, pasi kjo çështje po ndan mbështetësit e Kievit.

‘’Një vendim i tillë do të duhej të merrej bashkërisht nga aleatët e NATO-s’’, i tha Duda transmetuesit britanik BBC, disa ditë përpara se të vizitojë Londrën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje vazhdimisht për avionë luftarakë për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve ruse.

Duda theksoi se transferimi i avionëve luftarakë F-16 nga Polonia në Kiev do të ishte një “vendim shumë serioz, që nuk do të merrej lehtë’’.

Sipas tij, forcat ajrore të vendit të tij kishin më pak se 50 avionë të prodhuar në SHBA, gjë që nuk mjaftonte për Poloninë.

Ai gjithashtu vuri në dukje sfidat logjistike në lidhje me një dërgesë të mundshme në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat