Protokolli i Irlandës së Veriut, Sunak: Ka ende shumë punë për të bërë

Bota

Protokolli i Irlandës së Veriut, Sunak: Ka ende shumë punë për të bërë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri britanik është pyetur për raportet nëse do të arrihet një marrëveshje me BE-në, për një marrëveshje të re tregtare pas Brexit për Irlandën e Veriut.

“Ka ende punë për të bërë”, tha Sunak, duke pranuar se diçka e tillë paraqet ende sfida.

Ai tha se nuk është bërë asnjë marrëveshje me BE-në, por ne e dimë shumë mirë se çfarë është e nevojshme për tu bërë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të ndryshojë marrëveshjen tregtare të Irlandës së Veriut. Dhe pas më shumë se një viti bisedimesh me BE-në, duket se një marrëveshje më në fund është afër.

-Westminster dëshiron të krijojë korsi të ndryshme për mallrat që hyjnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e MB:

-Një korsi e gjelbër do të ishte vetëm për mallrat që shkojnë në Irlandën e Veriut dhe do të përjashtohej nga kontrollet doganore

-Ndërkohë, një korsi e kuqe do të ishte për produktet që shkojnë në Republikën e Irlandës dhe pjesën tjetër të BE-së, të cilat do t’i nënshtroheshin kontrolleve të plota dhe doganore.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu dëshiron të ndryshojë rregullat tatimore për bizneset në Irlandën e Veriut.

Westminster gjithashtu dëshiron një organ të pavarur për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare, në vend të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë,  diçka që BE i ka rezistuar.

Çfarë është Protokolli i Irlandës së Veriut?

Është një marrëveshje tregtare, e cila u negociua gjatë bisedimeve të Brexit dhe u fut në fuqi në 2021. Marrëveshja lejon që mallrat të transportohen pa probleme përtej kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës pa kontrolle.

Përpara se Mbretëria e Bashkuar të largohej nga BE, kjo ishte e thjeshtë sepse të dyja palët ndiqnin të njëjtat rregulla. Por është një opinion i ndarë, që minon Irlandën e Veriut brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Këto mosmarrëveshje kanë ndaluar funksionimin e Asamblesë së Irlandës së Veriut dhe Britania e Madhe dhe BE kanë negociuar për të gjetur një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat