Inteligjenca britanike paralajmëron Kyivin: Rusia mund të përdorë balona spiune për të marrë informata mbi sistemet mbrojtëse

Bota

Inteligjenca britanike paralajmëron Kyivin: Rusia mund të përdorë balona spiune për të marrë informata mbi sistemet mbrojtëse

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Inteligjenca britanike paralajmëron Kyivin: Rusia mund të përdorë balona spiune për të marrë informata mbi sistemet mbrojtëse

Rusia ka të ngjarë të përdorë balona spiune për të mbledhur informacione rreth sistemeve të mbrojtjes së Ukrainës dhe mbi rezervat e municioneve, sipas Inteligjencës britanike.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se, më 12 shkurt, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kishin parë një numër balonash pranë qytetit lindor të Dnipros.

Forcat e armatosura ukrainase thanë gjithashtu se më 15 shkurt ata panë dhe rrëzuan disa balona mbi Kyiv, ndërsa treguan se balonat kishin reflektorë radar dhe pajisje që ndihmojnë sistemet e radarëve të zbulojnë objekte të vogla poshtë tyre.

“Ka të ngjarë që balonat të ishin ruse,” tha përditësimi i Mbretërisë së Bashkuar. “Ato ka të ngjarë të përfaqësojnë një taktikë të re nga Rusia për të marrë informacion në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe për të detyruar ukrainasit të shpenzojnë rezerva të vlefshme të raketave dhe municioneve sipërfaqësore në ajër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat