Kroacia fillon operacionin për dërgimin e 14 helikopterëve në Ukrainë

Bota

Kroacia fillon operacionin për dërgimin e 14 helikopterëve në Ukrainë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Kroacia ka filluar me dërgimin e operacionit të dërgimit të 14 helikopterëve transportues në Ukrainë.

Bëhet fjalë për 12 helikopterë MI 8 MTV-1 dhe dy tjerë MI 8 T, që janë dedikuar për ushtrinë ukrainase.

Siç raportojnë mediat kroate, shumë helikopterë janë parë në hapësirën e bazës ajrore Velika Gorica, ku teknikët e ushtrisë kroate po kryejnë të gjitha përgatitjet teknike.

Sipas ushtrisë kroate, helikopterët do të jenë të gatshëm për transport për dhjetë ditë, transmeton Telegrafi.

Shtatë helikopterë do të qmontohen dhe do të transportohen me kamionë, kurse shtatë tjerë do të fluturojnë për në Poloni nga ku do të vazhdojnë për në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat