Izraeli miraton projektligjin, dënim me vdekje për terroristët

Bota

Izraeli miraton projektligjin, dënim me vdekje për terroristët

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 23:45
Benyamin Netanyahu

Kabineti ministror izraelit i ka dhënë dritën jeshile një projektligji që synon të legalizojë dënimin me vdekje për personat e akuzuar për terrorizëm. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Benyamin Netanyahu dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili është pro kësaj mase.

Njoftimi erdhi pas raportimeve për 2 izraelitë të vrarë në një sulm me bombë palestineze pranë Nablusit në Bregun Perëndimor.

“Në këtë ditë të vështirë, kur dy qytetarë izraelitë u vranë në një sulm terrorist palestinez, nuk ka asgjë më simbolike sesa miratimi i dënimit me vdekje për ligjin e terroristëve”, tha ministri.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime me të gjitha metodat, për sigurinë në misionet operacionale dhe në legjislacion, për të penguar terroristët dhe për të mbrojtur sigurinë e Izraelit. Përgjigja jonë ndaj terrorizmit është të godasim terrorizmin me forcë dhe të thellojmë rrënjët tona në tokën tonë”, shtoi Netanyahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat