Putini e shpërblen aktorin e Hollivudit me dekoratë shtetërore

Bota

Putini e shpërblen aktorin e Hollivudit me dekoratë shtetërore

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhënë një çmim shtetëror aktorit të Hollivudit, Steven Seagal, tregoi një dekret rus.

Ai tha se ylli 70-vjeçar i zhanrit aksion i është dhënë “Urdhri i Miqësisë së Rusisë” për punën e tij ndërkombëtare humanitare dhe kulturore, shkruan Skynews.

Dekreti përmendte punën e Seagal si përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme për lidhjet humanitare me ShBA-në dhe Japoninë.

Në vitin 2021, aktori amerikan thuhet se iu bashkua një partie pro-Kremlinit dhe verën e kaluar ai vizitoi një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës lindore për t’u takuar me një udhëheqës separatist të mbështetur nga Rusia.

Ukraina e ndaloi Seagalin të hynte në vend në vitin 2017 për pesë vjet për arsye të sigurisë kombëtare.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Seagal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat