Ndërron jetë njëri nga kritikët më të mëdhenj të Putinit, së fundmi e quajti presidentin rus të çmendur

Bota

Ndërron jetë njëri nga kritikët më të mëdhenj të Putinit, së fundmi e quajti presidentin rus të çmendur

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:05
Gleb Pavlovsky

Politologu rus dhe njëherit ish-këshilltari i presidentit Vladimir Putin, Gleb Pavlovsky, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një “sëmundje të rëndë”.

Pavlovsky me kalimin e kohës, ka promovuar veten si një nga kritikës më të ashpër të presidentit rus.

Ai konsiderohej një profesor i shquar në Departamentin e Ekonomisë në Moskë, dhe vdiq pas një ‘sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë’.

Ishte një figurë me ndikim në politikën ruse në dekadën e parë të sundimit të Putinit, duke shërbyer si këshilltar i presidentit dhe “teknolog politik”.

Për pushtimin rus në Ukrainës, Pavlovsky pati thënë: “Putin që më herët e njihja, nuk do ta bënte këtë pasi një person i shëndoshë, por tani ky Putini i ri është i obsesionuar me Ukrainën. Ai tani po reagon krye në vete”.

Pavlovsky u shndërrua nga një bashkëpunëtor i shquar i Kremlinit në një kritik të ashpër të politikave të Putinit, i cili deklaroi hapur se lideri rus ishte “i çmendur” për shkak të vendimit për të pushtuar Ukrainën, dhe paralajmëroi se nisja e pushtimit ishte një “gabim i tmerrshëm” që do t’i jepte një “goditje të madhe” presidentit rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat