SHBA: Kina është në anën e Rusisë në luftën në Ukrainë

Bota

SHBA: Kina është në anën e Rusisë në luftën në Ukrainë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Pekini i ofroi Moskës mbështetje diplomatike, politike, financiare dhe retorike, sipas SHBA.

“Kina është gjithçka përveçse një ndërmjetës i sinqertë në përpjekjet për paqen në Ukrainë dhe ka mbajtur shumë qartë anën e Rusisë”, tha sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

“Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje diplomatike, mbështetje politike, mbështetje financiare, mbështetje retorike”, tha Price në një konferencë shtypi.

Kujtojmë, se konflikti Rusi-Ukrianë ka bërë tashmë një vit prej kur ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat