Rusia nis rekrutime të reja ushtarake në 30 qytete të vendit - Ja si po realizohet ky proces përmes rrjeteve sociale

Bota

Rusia nis rekrutime të reja ushtarake në 30 qytete të vendit - Ja si po realizohet ky proces përmes rrjeteve sociale

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë po merr një tjetër rrjedhë, ku tashmë në fushën e betejës po thirren edhe “kamikazë”.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Institutin për Studimin e Luftës (ISW), kamikazët po thirren për t’ju bashkuar ushtrisë ruse nga një psikiatër me bazë në Moskë.

Studimi amerikan tha se rrjetet ultranacionaliste ruse të mediave sociale po reklamonin gjithnjë e më shumë rekrutimin e të rinjve për njësitë e Grupit Wagner në pothuajse 30 qytete ruse.

ISW thekson se raportet tregojnë se Kremlini “po kthehet në fushatat e tij të pasuksesshme të rekrutimit të vullnetarëve”.

Ndërkohë, kanalet ruse të Telegram-it kanë filluar reklamat për rekrutimin në batalionet ekzistuese vullnetare, pasi ndërprenë thirrjet e tilla të rekrutimit në shtator dhe disa zyrtarë lokalë rusë po krijojnë gjithashtu qendra të lëvizshme rekrutimi.

Kujtojmë se shtatorin e kaluar, Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se në atë kohë Rusia do të grumbullonte 300,000 rezervistë.

Por vetëm disa javë më vonë, filluan të shfaqeshin raporte se burrat e pastrehë po regjistroheshin me forcë në ushtrinë ruse pa trajnimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat