Rusia godet centralin bërthamor

Bota

Rusia godet centralin bërthamor

Nga: A.SH Më: 9 mars 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Granatimet kanë shkëputur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga rrjeti energjetik ukrainas, njoftoi sot në mëngjes kompania e energjisë Enerhoatom, përcjell Bota sot.

“Sot është ndërprerë linja e fundit e komunikimit ndërmjet NPP-së së okupuar Zaporizhzhia dhe sistemit energjetik të Ukrainës. Karburanti për funksionim mbetet për 10 ditë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Në gusht të vitit të kaluar zjarret e shkaktuara nga granatimet prenë linjën e fundit të mbetur të energjisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke e shkëputur përkohësisht atë nga Rrjeti Kombëtar i Ukrainës për herë të parë në gati 40 vjet funksionim.

Më pas, u deshën dy javë që energjia t'i rikthehej uzinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat