Bora mbulon llogoret në vijën e frontit ku po luftojnë ushtarët ukrainas

Bota

Bora mbulon llogoret në vijën e frontit ku po luftojnë ushtarët ukrainas

Më: 1 prill 2023 Në ora: 14:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Bora ka mbuluar së fundmi disa zona të Ukrainës së paku në pjesët ku po luftojnë ushtarët ukrainas në mbrojtje të vendit të tyre.

Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga ku shihen kushtet me të cilat po përballen forcat ukrainase në vijën e frontit.

Ata kanë publikuar gjithashtu edhe pamje të llogoreve të tyre.

Disa prej pamjeve supozohet të jenë xhiruar në qytetin Bakhmut ku po vazhdojnë luftimet intensive.

“Nga sot, në drejtimin Bakhmut, pranvera ekziston vetëm në formë kalendarike. Këto janë kushtet në të cilat duhet të luftojmë ditët e fundit në vijën e parë”, thuhet në mbishkrimin e një videoje.

Një tjetër video gjithashtu tregon një ushtar ukrainas që ecë nëpër borë dhe mban në dorë RPG-n e tij.

Anton Gerashchenko, këshilltar i një ministrie ukrainase i cili shpërndau videon, citoi luftëtarin duke thënë se videoja ishte xhiruar më 29 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat