Humbi qindra armë të rënda dhe nga 500 ushtarë në ditë në Vuhledar, Putini shkarkon një tjetër gjeneral

Bota

Humbi qindra armë të rënda dhe nga 500 ushtarë në ditë në Vuhledar, Putini shkarkon një tjetër gjeneral

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:18
Rustam Muradov

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar gjeneralin që dështoi në ofensivën në Vuhledar

Gjeneralkoloneli Rustam Muradov u shkarkua nga posti i tij si komandant i Qarkut Ushtarak Lindor, dhe u hoq nga komanda në Ukrainë vetëm 7 muaj pas emërimit të tij.

Muradov, ish-komandant i forcave ruse në Siri dhe më pas kreu i kontingjentit paqeruajtës në Nagorno-Karabakh, u shkarkua pas një ofensive të dështuar në lindje të Ukrainës.

Në shkurt të këtij viti, Muradovi kishte dërguar ushtrinë në fushat e minuara dhe nën zjarrin e artilerisë ukrainase në Vuhledar, duke humbur dy brigada elitare marinsash dhe 103 pajisje, përfshirë 36 tanke (sipas llogaritjeve të Oryx) në tre ditë.

Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase kishin humbur vetëm 20 pajisje të rënda ushtarake në këtë betejë që i kushtoi shumë shtrenjtë Putinit.

Por pavarësisht nga numri i madh i viktimave sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, 500 burra në ditë humbnin jetën, ushtria ruse pësoi fiasko atje.

Sipas rusëve, Muradov u pezullua sepse urdhëroi ushtarët të shkojnë drejt vdekjes së sigurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat