YouTuber rus u godit nga raketahedhësi i NATO-s – sepse e mbajti gabim armën

Bota

YouTuber rus u godit nga raketahedhësi i NATO-s – sepse e mbajti gabim armën

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Një rus i famshëm është munduar të tallet përmes mediave sociale, por pothaujse nuk e pësoi keq.

YouTuberi ka shpërndarë një video duke u përpjekur të gjuajë një raketë suedeze AT4.

Në video, Alexey Smirnov shihet se i mungon doreza dhe përfundoi duke e ‘goditur’ vetveten nga gjuajtja e gabuar e raketës.

Më pas ai deklaroi se arma e NATO-s është një “copë m…”, raporton skynews.

Sidoqoftë, klipi që atëherë është krahasuar me videot e trupave amerikane që gjuanin saktë raketën – duke mbajtur dorezën e përparme.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima në radhët e civilëve dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. /Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat