Pas hyrjes së Finlandës në NATO, Rusia po forcon mbrojtjen kufitare me këtë vend

Bota

Pas hyrjes së Finlandës në NATO, Rusia po forcon mbrojtjen kufitare me këtë vend

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se pas hyrjes së Finlandës në NATO, filloi forcimin e kufijve veriperëndimorë të vendit.

Gjeneral-lejtnant, Andrej Demin theksoi se intensiteti i stërvitjes së njësive të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketë është rritur shumë herë.

Ai gjithashtu theksoi se forcat ruse i kushtojnë vëmendje të veçantë kufirit me Finlandën, i cili tashmë është bërë pjesë e NATO-s, shkruan themoscowtimes.

“Finlanda është bërë pjesë e bllokut të NATO-s. Suedia po përgatitet të bashkohet me aleancën. Në këto rrethana, forcat e mbrojtjes ajrore po shtojnë trupat e tyre në kufirin shtetëror në veriperëndim të vendit në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimeve”, tha Demin.

Më 4 prill të vitit 2023, Finlanda u bë zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s. Nga ana tjetër, Suedia është ende në pritje të hyrjes pasi nuk ka marrë ende miratimin e Hungarisë dhe Turqisë.

Pak më herët, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë reagoi për hyrjen e Finlandës në NATO, e cila njoftoi se situata në veri të Evropës do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas anëtarësimit të shtetit finlandez në aleancën më të madhe ushtarake në botë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat