Instituti për Studimin e Luftës: Putin mund të kërkojë armëpushim për festën e Pashkëve, në mënyrë të avancojë në Bakhmut

Bota

Instituti për Studimin e Luftës: Putin mund të kërkojë armëpushim për festën e Pashkëve, në mënyrë të avancojë në Bakhmut

Më: 10 prill 2023 Në ora: 19:40
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mund të bëjë thirrje për një armëpushim për shkak të Pashkëve këtë javë për të bërë avancime në Bakhmut, sipas një instituti kërkimor me bazë në SHBA.

Një pauzë më 16 prill, Pashkët Ortodokse, do t’i lejonte forcat e saj të përgatisin mbrojtje kundër kundërsulmit pranveror të Ukrainës, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës.

Analistët thanë se Kremlini bën thirrje për armëpushim gjatë festave fetare si pjesë e strategjisë së tij në fushën e betejës.

“Putini mund të bëjë thirrje për një armëpushim për ta cilësuar Ukrainën si të papërshtatshme dhe të pavullnetshme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt negociatave”, thuhet në një raport të ISW-s.

Raporti gjithashtu shtoi se duke u thirrur në baza fetare për një armëpushim, Putin do të shpresojë gjithashtu që ta paraqesë Ukrainën si shtypëse të grupeve fetare.

Por sipas mendimit të ISW-s: “Nëse Rusia ofron dhe Ukraina refuzon një armëpushim për Pashkët Ortodokse, Kremlini nuk do të ketë treguar përkushtim më të madh ndaj mbrojtjes së krishterimit ose vlerave të krishtera dhe as nuk do të tregojë se Kievi i refuzon ato vlera.

“Putini thjesht do të ketë demonstruar, edhe një herë, cinizmin e tij”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat