Egjipti planifikonte fshehurazi ta furnizonte me 40 mijë raketa Rusinë

Bota

Egjipti planifikonte fshehurazi ta furnizonte me 40 mijë raketa Rusinë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 09:42
Vladimir Putin dhe Abdel Fattah El-Sisi

Detaje të reja po dalin prej dokumenteve shumë konfidenciale të inteligjencës amerikane, të cilat u publikuan në internet në fund të javës së kaluar.

Në të fundit, Washington Post ka pretenduar se Egjipti kishte planifikuar fshehurazi të dërgojë rreth 40 mijë raketave në Rusi, e cila e ka pushtuar Ukrainën, raporton skynews.

Pretendohet se presidenti, Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportimin e armëve, pavarësisht se ishte një nga aleatët më të afërt të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Një pjesë e dokumenteve të datës 17 shkurt, përmbledh bisedat e supozuara midis presidentit Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë.

Gazeta thotë se i referohet gjithashtu planeve për të furnizuar Rusinë me artilerie dhe barut për armë.

Presidenti Sisi thuhet se u tha zyrtarëve që të mbanin sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.

Ndryshe, Pentagoni ka nisur një hetim të gjerë rreth rrjedhjes së dokumenteve sekrete në publik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat