Ministri i Mbretërisë së Bashkuar refuzon të komentojë të vërtetën e rrjedhjeve të Pentagonit

Bota

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar refuzon të komentojë të vërtetën e rrjedhjeve të Pentagonit

Nga: A.SH Më: 13 prill 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Ministri i policisë së Mbretërisë së Bashkuar, Chris Philp, thotë se nuk do të komentojë të vërtetën e dokumenteve të zbuluara të Pentagonit, të cilat sugjerojnë se forcat speciale britanike po veprojnë në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Duke folur për Sky News këtë mëngjes, z. Philp iu referua një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e cila tha se kishte "një nivel serioz pasaktësie" në rrjedhjet.

Ai tha se qeveria është "e përkushtuar të ndihmojë Ukrainën aq sa mundemi".

I pyetur nëse raportet janë të pavërteta, ai tha se “nuk do të komentoj detajet e raportit”.

Z. Philp gjithashtu shmang një pyetje nëse rrjedhja e informacionit ka frustruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

"Unë mendoj se vetë qeveria amerikane ka thënë se ata e shohin këtë jashtëzakonisht të padobishme," tha ai.

"Por fokusi ynë si qeveri është duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me qeverinë e Ukrainës për të mbrojtur Ukrainën kundër këtij pushtimi barbar dhe të paligjshëm."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat