Burimet e Pentagonit: Pretendimet se Putin ka kancer!

Bota

Burimet e Pentagonit: Pretendimet se Putin ka kancer!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:24
Vladimir Putin

Në dokumentet e rrjedhura nga Pentagoni, pretendohet se presidenti rus Vladimir Putin është me kancer, shkruan revista gjermane.

Një trajtim kimioterapie duhet të ishte planifikuar për 5 mars, gjë që sipas dokumenteve të zbuluara do të thoshte se Putini nuk mund të kryente aktivitetet e tij të planifikuara atë ditë, shkruan Focus.

Prej kohësh ka pasur thashetheme për shëndetin e Putinit dhe se ai është i sëmurë rëndë.

Pretendimet që Gerasimov kishte planifikuar të rrëzonte Putinin!

-Në nëntor të vitit të kaluar, një burim i dyshuar në shërbimet sekrete tha se ai kishte Parkinson dhe kancer fillestar, shkruan revista, por kujton se nuk ka pasur konfirmime për sëmundje të rëndë.

Sipas revistës, një ekstrakt nga rrjedhjet tregon gjithashtu se këshilltari për sigurinë kombëtare Nikolay Patrushev dhe kreu i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, kanë planifikuar të rrëzojnë Putinin. Për ta vënë presidentin në një dritë të dobët, thuhet se ata donin të sabotonin pushtimin e Ukrainës duke lëvizur forcat nga Rusia në frontin jugor.
H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat