Zvicrës “nuk mund t’i kërkohet t’i shkelë ligjet e saj” thotë presidenti

Bota

Zvicrës “nuk mund t’i kërkohet t’i shkelë ligjet e saj” thotë presidenti

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:09
Alain Berset

Zvicrës “nuk mund t’i kërkohet t’i shkelë ligjet e saj”, tha presidenti i këtij vendi, Alain Berset kur diskutoi nëse armët zvicerane mund të rieksportohen në Ukrainë, raporton CNN.

Berset trajtoi çështjen e neutralitetit në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku tha se teksa diskutimet janë duke vazhduar nëse vendi “do të duhej, duhet ose mund të zhvillojë” qëndrimin e tij për rieksportin e armëve në Ukrainë, aktualisht është jashtë diskutimit, me ligjin zviceran “të qartë për këtë”.

Zvicra ka qenë një vend neutral që nga viti 1815, me kornizën e saj ligjore që siguron që ajo të mos dërgojë armë drejtpërdrejt ose tërthorazi në shtetet ndërluftuese. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vendi është përballur me presion në rritje nga fqinjët e tij evropianë për të miratuar rieksportin e armëve në Ukrainë.

Sidoqoftë, Zvicra e theu status quo-në e saj të neutralitetit menjëherë pas fillimit të luftës duke miratuar sanksionet e Bashkimit Evropian në mars 2022. Berset tha se Zvicra po e merr seriozisht zbatimin e këtyre sanksioneve dhe “po bën gjithçka që mund të bëhet për t’i zbatuar ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat