Gjatë fluturimit shpërthen njëri motor i aeroplanit, pasagjerët e tmerruar filmojnë momentin kritik

Bota

Gjatë fluturimit shpërthen njëri motor i aeroplanit, pasagjerët e tmerruar filmojnë momentin kritik

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Pasagjerët e tmerruar kanë filmuar momentin dramatik, kur motori i aeroplanit në të cilin gjendeshin shpërtheu gjatë fluturimit.

Pasagjerët po udhëtonin për në Meksikës me aeroplanin me dy motorë Airbus A320, kur befasisht filloi drama.

Motori i djathtë i aeroplanit shpërtheu duke u ngritur tym i zi në “bishtin” e aeroplanit. Në ato momente, aeroplani u shkund nga shpërthimi dhe shihet duke u dridhur në ajër para se të përfundonte videoja.

Pilotët janë detyruar të bëjnë ulje emergjente në aeroportin Puerto Valarta, ku pasagjerët kanë pritur derisa u është siguruar një fluturake tjetër për të vazhduar udhëtimin.

E nga aviokompania Viva kanë bërë të ditur se dramën e krijuar, e kanë kontrolluar me profesionalizëm pilotët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat