Presidenti i Brazilit flet pas kritikave ndaj qëndrimit të Ukrainës

Bota

Presidenti i Brazilit flet pas kritikave ndaj qëndrimit të Ukrainës

Nga: A.SH Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:49
Presidenti i Brazilit Luiz Lula da Silva (djathtas) me kryeministrin e Portugalisë Antonio Costa

Presidenti i Brazilit Lula da Silva ka refuzuar të tërhiqet pas kritikave për qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

Udhëheqësi i Amerikës së Jugut tha se nuk donte të "kënaqte askënd" me komentet e tij mbi konfliktin.

Kjo vjen pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e akuzuan atë për “papagallëzim” të linjave nga Kremlini dhe Pekini, pasi ai i bëri thirrje Perëndimit të ndalonte furnizimin me armë për Ukrainën, sepse kjo po zgjatte luftën.

Por ai refuzoi të fliste kur u pyet për reagimin, duke u thënë gazetarëve se qëllimi i tij ishte "të ndërtonte një mënyrë për t'i sjellë të dyja (Rusinë dhe Ukrainën) në tryezë".

"Unë dua të gjej një alternativë të tretë (për të zgjidhur konfliktin), që është ndërtimi i paqes," tha ai në një konferencë për shtyp.

Da Silva, i quajtur zakonisht Lula, është aktualisht në një vizitë në Portugali - udhëtimi i tij i parë zyrtar në Evropë që nga fitimi i pushtetit në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat