​OKB: Shkrirja e akullnajave po thyen të gjitha rekordet

Bota

​OKB: Shkrirja e akullnajave po thyen të gjitha rekordet

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Akullnajat e botës u shkrinë në vitin 2022 me një shpejtësi dramatike dhe mbrojtja e tyre është në fakt një kauzë e humbur, deklaroi Oranizata e Kombeve të Bashkuara( OKB).

“Loja tashmë është e humbur për akullnajat sepse përqendrimi i CO2 është tashmë shumë i lartë,” tha Petteri Taalas, kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike që publikoi raportin vjetor të gjendjes së klimës.

Sipas WMO, “akulli i detit Antarktik ka arritur nivelin e tij më të ulët në rekord dhe shkrirja e disa akullnajave evropiane ka thyer fjalë për fjalë rekorde”.

Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte 1.15 gradë mbi mesataren e viteve 1850-1900, dhe vitet 2015 deri në 2022 ishin tetë vitet më të ngrohta që nga fillimi i rekordit instrumental në 1850.

Për më tepër, shkrirja e akullnajave dhe rritja e nivelit të detit, e cila përsëri arriti nivele rekord në 2022 do të vazhdojë për mijëra vjet”, sipas raportit të fundit vjetor nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), në Gjenevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat