Cilat janë objektivat e mundshme të kundërofensivës ukrainase?

Bota

Cilat janë objektivat e mundshme të kundërofensivës ukrainase?

Më: 24 prill 2023 Në ora: 16:35
Ukraine

Ushtria ukrainase mendohet se po përgatitet për një kundërofensivë pranverore për të rimarrë zonat e pushtuara prej rusëve.

Vëzhguesit besojnë se objektivi më i mundshëm i kundërofensave do të ishin pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajoneve jugore Kherson dhe Zaporizhzhia.

Nëse ajo do të jetë e suksesshme, do t’i lejonte ukrainasve të mbyllin korridorin tokësor midis Rusisë dhe Krimesë.

Në atë që mund të jenë përgatitjet për një lëvizje të tillë, forcat ukrainase kanë krijuar kohët e fundit një terren pranë qytetit Oleshky në bregun lindor të lumit Dnieper, sipas Institutit amerikan për Studimin e Luftës.

Ukraina gjithashtu ka marrë kohët e fundit armë të sofistikuara nga aleatët e saj perëndimorë, dhe trupa të reja të trajnuara rishtas në Perëndim, duke shkaktuar rritjen e pritjes për një ofensivë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat