Aeroplani i Fly Dubai me mbi 150 pasagjerë përfshihet nga zjarri mbi Nepal – autoritet thonë se një motor është funksional

Bota

Aeroplani i Fly Dubai me mbi 150 pasagjerë përfshihet nga zjarri mbi Nepal – autoritet thonë se një motor është funksional

Më: 24 prill 2023 Në ora: 21:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i aviokompanisë Fly Dubai brenda të cilit ishin mbi 150 persona, është përfshirë nga zjarri derisa po fluturonte.

Siç është bërë e ditur deri te zjarri erdhi kur njëri motor shpejt u përfshi nga flaka, pasi u ngrit në ajër nga aeroporti ndërkombëtar Tribhuvan në Nepal.

Në aeroplan gjenden mbi 150 persona, përfshirë 50 pasagjerë nga Nepali, shkruan agjencia e lajmeve PTI.

E njëjta agjenci ka njoftuar se fluturakja është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroport, dhe se kamionët e zjarrfikësve janë në gjendje gatishmërie.

Megjithatë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit, tha në një deklaratë se aeroplani është aktualisht në rrugën e tij për në destinacionin e tij, duke treguar se një nga motorët është funksional.

“Fluturimi i Fly Dubai 576 Katmandu për në Dubai është tashmë normal dhe vazhdon në destinacionin e tij sipas orarit të fluturimit. Operacionet e aeroportit në Katmandu janë normale”, u tha ndër tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat