Rusia sulm me raketë në muzeun Kupiansk, një i vrarë dhe 10 të plagosur

Bota

Rusia sulm me raketë në muzeun Kupiansk, një i vrarë dhe 10 të plagosur

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:06
Ukrainë

Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një raketë ruse S-300 goditi një muze në qendër të Kupiansk, në Ukrainën lindore.

Mediet e huaja bëjnë me dije se viktima është një punonjës i muzeut. Presidenti Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetet sociale se dyshohet që të tjerë persona të jenë të varrosur nën rrënoja.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes të postuara nga Zelensky në Twitter, shihen ndihmës duke u ngjitur mbi mbeturinat për të kërkuar individët e zhdukur.

Ne duhet ta sjellim Rusinë para drejtësisë si në fushën e betejës ashtu edhe me dënime të drejta gjyqësore për terroristët“- shkruan Zelensky.

Kupiansk shtrihet në rajonin Kharkiv të Ukrainës dhe është një qendër e rëndësishme hekurudhore që u pushtua nga forcat ruse për muaj të tërë pasi ata nisën sulmet ndaj Ukrainës në shkurt 2022, por që u rikuperua nga forcat ukrainase në shtator.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në pushtimin e saj në Ukrainë, i cili deri më tani ka vrarë mijëra dhe ka çrrënjosur miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat