Kremlini: Marrëveshja e grurit nuk po zbatohet për Moskën

Bota

Kremlini: Marrëveshja e grurit nuk po zbatohet për Moskën

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Kremlini ka përsëritur faktin se marrëveshja e grurit në Detin e Zi nuk po funksionon për Moskën.

“Përkundër faktit se ka kaluar kaq shumë kohë, marrëveshja]nuk është zbatuar ende, ajo nuk është bërë si një paketë, kushtet që na shqetësonin ende nuk janë realizuar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov minimizoi shkallën në të cilën mungesat e grurit nga të dy vendet kishin kontribuar në krizën globale të ushqimit.

Kujtojmë, se ende po vazhdojnë sulmet agresore ruse ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat