Vijon shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, lirohen 84 persona të burgosur

Bota

Vijon shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, lirohen 84 persona të burgosur

Më: 26 prill 2023 Në ora: 17:02
Shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë

Ukraina ka marrë 44 të burgosur lufte nga paraburgimi rus, ndërsa Rusia 40 ushtarakë. 

Sipas këshilltarit të lartë presidencial, Andriy Yermak 42 ushtarë dhe dy civilë përbënin disa nga të liruarit.

Disa persona kishin pësuar lëndime për shkak të torturave, ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes raportoi se 40 ushtarakë rusë ishin kthyer nga robëria ukrainase.

“Të gjithë të liruarve po iu ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, tha ministria përmes Telegramit.

Të dy palët kanë përfunduar shkëmbimet e rregullta të të burgosurve gjatë luftës 15-mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat