Një tjetër akt sabotimi? Pas një shpërthimi, një tjetër tren mallrash del nga shinat në Rusi

Bota

Një tjetër akt sabotimi? Pas një shpërthimi, një tjetër tren mallrash del nga shinat në Rusi

Më: 3 maj 2023 Në ora: 06:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tren mallrash ka dalë nga shinat në rajonin kufitar rus të Bryansk, thonë zyrtarët rusë, në incidentin e dytë të tillë në dy ditë.

Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz tha se një lokomotivë dhe disa vagonë dolën nga shinat pas shpërthimit të një pajisjeje.

Së paku deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Dalja nga shinat ndodhi në orën 19:47 me orën lokale në një pjesë të rrugës midis Snezhetskaya dhe Beliye Berega, pranë qytetit të Bryansk, thuhet në një postim në faqen Telegram të hekurudhave.

Punonjësit e urgjencës ishin në vendngjarje dhe të gjitha operacionet në linjë ishin pezulluar.

Një incident i ngjashëm ndodhi në linjën Bryansk-Unecha, shumë më afër kufirit ukrainas, të hënën në mëngjes – me këtë rast lokomotiva dhe shtatë vagonë u përfshinë nga flakët.

Rajoni – i cili kufizohet gjithashtu me Bjellorusinë – ka parë një sërë aktesh sabotimi që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat