ShBA-ja ende po mbledh fakte për incidentin e supozuar në Moskë

Bota

ShBA-ja ende po mbledh fakte për incidentin e supozuar në Moskë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë paralajmërim për sulmin e supozuar me dron në Kremlin që Rusia pretendon se ishte një tentativë për vrasjen e presidentit Vladimir Putin, të cilin Ukraina e mohon me forcë, ka thënë një zyrtar për CNN, transmeton Klan Kosova.

“Çfarëdo që ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë paralajmërim të avancuar”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se autoritetet janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se ata ende po punojnë për të vlerësuar pretendimet e Rusisë dhe nuk e kanë vërtetuar ende pohimin e Kremlinit se Ukraina u përpoq të vriste Putinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat