Zelensky nga Gjykata e Hagës: Të gjithë duam ta shohim këtu Vladimir Putinin

Bota

Zelensky nga Gjykata e Hagës: Të gjithë duam ta shohim këtu Vladimir Putinin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:07
Volodymyr Zelensky

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Holandë, Volodymyr Zelensky shpreson se Vladimir Putin do të sillet para drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.

“Ne të gjithë duam ta shohim këtu në Hagë, Vladimirin”, deklaroi ai duke iu referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Lideri rus “meriton të dënohet” dhe të sillet në Hagë, thotë i pari i shtetit ukrainas, raporton skynews.

Ai thotë se ka besim se kjo do të ndodhë kur Ukraina triumfon kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas pretendon se 6,139 krime lufte janë kryer nga Rusia vetëm në muajin prill, duke shkaktuar 207 viktima ndër civilët. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin fëmijë.

Zelensky këmbëngul se duhet të krijohet një gjykatë për të gjykuar krimin e agresionit të Rusisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat