Zelensky takohet me kryeministrin holandez, bën thirrje për dërgimin e avionëve modernë

Bota

Zelensky takohet me kryeministrin holandez, bën thirrje për dërgimin e avionëve modernë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:18
Foto nga takimi

Pas fjalimit të tij në Hagë, presidenti ukrainas është takuar me kryeministrin holandez Mark Rutte. Dyshja diskutoi mbi ndihmën e mëtejshme për Ukrainën në konfliktin e vendit me Rusinë.

Pas takimit të dy liderët mbajtën një konferencë për shtyp. Zelensky e nisi konferencën për shtyp duke thënë se ndodhet në  Hagë për të rivendosur paqen dhe drejtësinë.

Ai shprehu mirënjohjen për Holandën dhe Belgjikën, për vlerat e tyre të përbashkëta në Europë dhe sanksionet që kanë vendosur tashmë ndaj Rusisë, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme është “t’u japim atë që u është premtuar ushtarëve tanë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti Zelensky bëri gjithashtu thirrje për dërgimin e avionëve modernë në Ukrainë.

“Ne bashkëpunojmë dhe i besojmë njëri-tjetrit dhe së bashku do të forcojmë edhe më shumë Europën,” theksoi ai.

Presidenti ukrainas përmendi gjithashtu fakti se bisedimet më vonë më kryeministrin do të fokusohen te Ukraina dhe marrëdhëniet me BE-në që anëtarësimi i Ukrainës në NATO të jetë pjesë e axhendës në samitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat