Shpërthime të reja në Kiev

Bota

Shpërthime të reja në Kiev

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:21
Pamje nga Kievi

Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minuta në kryeqytetin ukrainas Kiev, i cili tashmë pa një seri sulmesh gjatë natës së kaluar.

Gazetarët e AFP-së panë një dron që mbrojtja ajrore po përpiqej ta rrëzonte, ndërsa administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se "mbrojtja ajrore është në punë".

Shpërthimet u ndalën pas disa minutash.

Gazetarët panë një re tymi të zi në ajër, pikërisht kur administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi se alarmi për sulmin ajror kishte përfunduar.

“Droni i armikut u rrëzua”, tha shefi i shtabit presidencial, Andriy Yermak.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko raportoi "shpërthime dhe zjarr në lagjen Solomyansky të kryeqytetit" dhe paralajmëroi për mbetjet e mundshme të dronëve.

Alarmet erdhën pasi Kievi pa një valë tjetër sulmesh natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Të enjten në mëngjes, Sergiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se "qyteti ynë nuk ka përjetuar një intensitet të tillë sulmesh që nga fillimi i këtij viti."

Popko më pas tha se ishte dita e tretë e tentativave për sulme në Kiev në maj./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat