Pamje, plas grushti në Asamblenë ndërkombëtare në Ankara - deputeti ukrainas godet në fytyrë përfaqësuesin rus

Bota

Pamje, plas grushti në Asamblenë ndërkombëtare në Ankara - deputeti ukrainas godet në fytyrë përfaqësuesin rus

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:06
Pamje nga incidenti

Një incident i rëndë ka ndodhur në Ankara gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi.

Sipas mediave të huaja, përfaqësuesi i Rusisë në Asamble i ka rrëmbyer nga duart një deputeti Ukrainas flamurin e vendit të tij dhe është larguar.

Por deputeti ukrainas e ka ndjekur pas dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i marrë mbrapsht edhe flamurin.

Me ndërhyrjen e të pranishmëve në sallë, gjithçka është kthyer në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat