Katër fëmijë mbijetuan për 16 ditë në xhungël pas përplasjes së avionit në Kolumbi

Bota

Katër fëmijë mbijetuan për 16 ditë në xhungël pas përplasjes së avionit në Kolumbi

Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Zyrtarët në Kolumbi thonë se katër fëmijë të zhdukur që nga rrëzimi i avionit të tyre në xhungël janë gjetur të gjallë dhe shëndoshë pas më shumë se dy javëve.

Nëna e tyre dhe disa të rritur të tjerë mbetën të vdekur në aksident, shkruan BBC.

Agjencia qeveritare e mirëqenies së fëmijëve, ICBF, tha se kishte marrë informacion “nga terreni” se fëmijët ishin gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Një pilot tha se atij i kishin thënë gjithashtu se fëmijët ishin gjetur nga njerëzit indigjenë thellë në pyllin e shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat