Nga ngrirja e aseteve te ndalimi i aksesit në sistemin financiar, Perëndimi vendos për sanksionet e reja ndaj Moskës

Bota

Nga ngrirja e aseteve te ndalimi i aksesit në sistemin financiar, Perëndimi vendos për sanksionet e reja ndaj Moskës

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Një zyrtar i lartë i administratës Biden në SHBA ka deklaruar se gjatë samitit të G7 në Japoni do merren masa për kufizimin e aksesit të Rusisë në sistemin financiar global.

Sipas tij masat do të merren për të kufizuar mundësitë e financimit të autoriteteve të larta ruse.

Si edhe do merren masa për zvogëlimin e varësisë ndaj resurseve ruse.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë deklaroi po ashtu se G7 synon të bllokojë asetet e ngrira të Moskës deri në përfundimin e agresionit ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat