“Mendoj që jo” – zëdhënësi i Zelenskyt pretendon se presidenti ukrainas nuk e konfirmoi rënien e Bakhmutit

Bota

“Mendoj që jo” – zëdhënësi i Zelenskyt pretendon se presidenti ukrainas nuk e konfirmoi rënien e Bakhmutit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk e ka konfirmuar se forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i tij Serhiy Nikoforov.

Nikiforov shkroi në Facebook se, i pyetur nga një gazetar nëse ishte e vërtetë që rusët thanë se kishin kapur Bakhmutin, Zelensky u përgjigj: “Mendoj që jo”.

“Në këtë mënyrë, presidenti mohoi se Bakhmuti është pushtuar”, pohoi Nikiforov, raporton Reuters.

Më parë, ajo agjenci britanike njoftoi se Zelensky, i pyetur nëse Bahmuti ishte ende nën kontrollin e Kievit, u përgjigj: “Mendoj që jo”.

“Sot, Bakhmuti është vetëm në zemrat tona”, tha Zelensky, duke shtuar se “nuk ka asgjë atje”.

Agjencia amerikane Associated Press, raportoi gjithashtu se Zelensky konfirmoi se Rusia kishte marrë kontrollin e Bakhmut.

Siç raportohet nga AP në raportin e parë, Zelensky tha se besonte se Ukraina e kishte humbur atë qytet, por shtoi se “nuk ka mbetur asgjë atje” dhe se rusët “shkatërruan gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat