Rrëzohet avioni luftarak, publikohen pamjet e frikshme, ja momenti kur shpërthen në flakë

Bota

Rrëzohet avioni luftarak, publikohen pamjet e frikshme, ja momenti kur shpërthen në flakë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:53
Avioni luftarak

Janë shokuese pamjet e rrëzimit të një avioni luftarak F-18 mesditën e sotme në Zaragoza të Spanjës.

Siç shihet në pamjet e frikshme të sekondave të fundit përpara se F-18 të binte në tokë, avioni del jashtë kontrollit në një trajektore pothuajse vertikale derisa përplaset dhe shpërthen në flakë.

Piloti mundi të dilte dhe të shpëtonte me parshutë përpara përplasjes fatale.

Ai u gjet i vetëdijshëm dhe u transferua menjëherë në spitalin Miguel Servet, ku mjekët siguruan se nuk është në rrezik për jetën, por me dëmtime të rënda në këmbë.

F-18 shpërtheu në përplasje dhe u shkatërrua plotësisht. Zjarri bëhet me dije se është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat