Scholz: Nuk kam dyshim se Biden është i aftë për mandatin e dytë presidencial

Bota

Scholz: Nuk kam dyshim se Biden është i aftë për mandatin e dytë presidencial

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:23
Foto nga takimi

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar sot se nuk dyshon në aftësinë e presidentit amerikan Joe Biden sa i përket një mandati tjetër në postin e presidentit të SHBA-ve.

Scholz gjatë një interviste dhënë për Welt TV në margjinat e samitit të G7-ës në Japoni, ka thënë se Biden ka ide të qarta dhe e di mirë se çfarë po ndodhë në SHBA dhe botë, shkruan Reuters.

Biden ka njoftuar në prill se do të rikandidohet në garat presidenciale që do të mbahet në SHBA në vitin 2024.

80-vjeçari është aktualisht presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në shumë paraqitje publike, ai duket energjik dhe në gjendje të mirë shëndetësore – ndërsa bagazhi politik ia rrit gjasat për një mandat tjetër si president i SHBA-ve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat