ShBA kritikon Rusinë për zgjatjen e paraburgimit të gazetarit të WSJ

Bota

ShBA kritikon Rusinë për zgjatjen e paraburgimit të gazetarit të WSJ

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:54
John Kirby

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve në Uashington se ishte “e papranueshme” dhe “e papërgjegjshme” nga Rusia që të zgjaste paraburgimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, raporton Aljazeera.

Gazetari i WSJ, i cili raportoi për luftën në Ukrainë nga Rusia, është korrespondenti i parë nga Shtetet e Bashkuara që nga Lufta e Ftohtë që është arrestuar në Rusi për akuza për spiunazh.

Gershkovich dhe qeveria e ShBA-së i mohojnë me forcë akuzat.

Ai tani do të qëndrojë në paraburgim deri në gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat