Gjermania zhvendos raketat Patriot nga Sllovakia në Lituani për arsye sigurie

Bota

Gjermania zhvendos raketat Patriot nga Sllovakia në Lituani për arsye sigurie

Më: 26 maj 2023 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Gjermania do të zhvendosë sistemet e saj të mbrojtjes kundërajrore Patriot nga Sllovakia, ku ndodhen aktualisht, në Lituani për të mbrojtur një samit të NATO-s të planifikuar për në korrik në Vilnius, tha ministria e mbrojtjes.

Gjermania ka vendosur dy sisteme Patriot në Sllovaki dhe tre në Poloni.

“Për mbrojtjen kundërajrore (të samitit të NATO-s) do të transferojmë sistemin Patriot nga Sllovakia dhe elementë mbështetës nga Polonia në Lituani”, thuhet në njoftim, duke sqaruar se kjo do t’i japë fund zhvillimit të këtyre sistemeve në Sllovaki.

Një zëdhënës i ministrisë nuk pranoi të shtjellonte se çfarë lloj “artikujsh” nga Polonia do të transferoheshin në Lituani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat