Mediat ruse: Rusia ka humbur mbi 2000 tanke në Ukrainë

Bota

Mediat ruse: Rusia ka humbur mbi 2000 tanke në Ukrainë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Shkatërrimi i tankeve ruse gjatë pushtimit në Ukrainë tejkaluan numrin prej 2000 sosh, sipas të dhënave më të fundit nga Oryx.

Sipas raportit të Oryx, 1238 prej këtyre tankeve u shkatërruan në luftime, 106 u dëmtuan, 113 u braktisën në fushën e betejës dhe 544 u kapën nga Ukraina.

Megjithatë, numri real i humbjeve të tankeve të Rusisë mund të jetë deri në 20 për qind më i lartë pasi analiza e Oryx bazohet në prova vizuale me burim të hapur, sipas Jakub Janovsky, kontribuues në raport.

Raporti publik i mbajtur nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës vlerëson aktualisht humbjet e tankeve të Rusisë në fushën e betejës në 3,802, ndërsa Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në SHBA tha në prill se numërimi mund të shkonte diku midis 1,845 dhe 3,511.

Numri i Oryx arriti në 1000 në fillim të shtatorit 2022, kur pjesa më e madhe e humbjeve iu atribuua tentativës së Rusisë për të pushtuar Kievin në javët e para të luftës.

“Nuk duket aspak se ato humbje të mëdha materiale ndikuan në të menduarit strategjik të Rusisë”, tha Janovsky për The Moscow Times.

“Rusia ishte tashmë e vetëdijshme se kishte probleme, por vendosi të vazhdojë me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në muajin shtator”, tha ai.

Rusia nisi pushtimin në shtetin ukrainas me rreth 3000 tanke operative dhe përdori pajisje kryesisht moderne në fillim të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat