Ushtarët ukrainas arrijnë të rrëzojnë dronin rus, duke e qëlluar vetëm me pushkë automatike

Bota

Ushtarët ukrainas arrijnë të rrëzojnë dronin rus, duke e qëlluar vetëm me pushkë automatike

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Këmbësoria e ushtrisë ukrainase duket se ka gjetur edhe një metodë interesante, për të rrëzuar fluturaket pa pilot të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Ata rreshtohen në pozicione luftarake dhe fillojnë të gjuajtur në ajër me pushkë automatike, kur breshëria e plumbave i godet dronët kamikaz që rusët po i përdorin për sulme mbi infrastrukturën civile të ukrainasve.

Kur nuk kanë në dispozicion predha tokë-ajër, ukrainasit përdorin pushkët e tyre automatike me të cilat po arrijnë t’i rrëzojnë dronët e Kremlinit.

Një video amatore e publikuar nga qendra komanduese në jug të Ukrainës, shfaq ushtarët e Kievit që pas të shtënave mbi fluturaken pa pilot, dëgjohet një britmë gëzimi – ajo e rrëzimit të dronit.

Kujtojmë që luftimet në Ukrainë janë duke vazhduar, kurse beteja për qytetin e Bakhmutit në lindje të vendit po vazhdon.

Marrja e këtij qytetit konsiderohet si një lloj fitoreje, për faktin se ka një rëndësi të madhe strategjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat