LIVE: ‘Nxehet’ situata, Putini në panik – Amerika hakmerret ‘keq’ ndaj Rusisë!

Bota

LIVE: ‘Nxehet’ situata, Putini në panik – Amerika hakmerret ‘keq’ ndaj Rusisë!

Nga: Bota sot Më: 2 qershor 2023 Në ora: 07:36 Përditësuar në ora: 21:32 më 02.06.2023
Vladimir Putin

Dy persona humbën jetën nga granatimet në rajonin rus

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni.

Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër persona u plagosën pasi Ukraina bombardoi qytetin afër kufirit.

Zyrtarët në rajonet fqinje Bryansk dhe Kursk, thanë se ndërtesat u dëmtuan nga sulmi me dron, gjatë natës.

Ukraina nuk ka komentuar lidhur me sulmin. Kievi, më herët, mohoi përfshirjen në sulmet e mëparshme që ndodhën përtej kufirit dhe tha se ato ishin kryer nga grupe ruse anti-qeveritare.

Ndërkohë, një nga grupet që kundërshtojnë Kremlinin, Legjioni i lirisë Ruse, tha se kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake në fshatin e afërt Novaja Tavolzhanka.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha për Telegram se predha goditi një pjesë të rrugës në qytetin Maslova Pristan, rreth 15 kilometra larg rajonit Harkov të Ukrainës dhe se copëzat goditën makinat që kalonin.

Në njërën prej tyre udhëtonin dy gra, të cilat kanë vdekur në vend nga plagët e marra”, tha ai.

Guvernatori i rajonit Bryansk, në veri të Belgorodit, tha se katër shtëpi u dëmtuan nga bombardimet, ndërsa kreu i rajonit fqinj Kursk, tha se disa ndërtesa u dëmtuan nga sulmi me dron gjatë natës.

Dronët me rreze të gjatë veprimi, goditën gjithashtu dy qytete në rajonin e Smolensk gjatë natës, tha guvernatori atje, ndërsa kreu i rajonit Kaluga të Rusisë tha se u raportua një shpërthim në pyll.

Ditët e fundit, zyrtarët rusë kanë raportuar sulme të shtuara nga veriu i Ukrainës.

Ukraina mohon që ushtria e saj të jetë e përfshirë në sulme dhe thotë se ato kryhen nga luftëtarë vullnetarë rusë.

Që nga fillimi i majit, Rusia ka iniciuar rreth 20 sulme, veçe veç, me raketa dhe dronë, në qytetet e Ukrainës./REL

Ministri britanik i Mbrojtjes: Ukraina mund ta rimarrë këtë vit Krimenë

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se ekziston një mundësi reale që Ukraina të rimarrë Krimenë.

Wallace i tha Washington Post se gadishulli mund t’i përkasë edhe një herë Kievit.

Kjo do të ndodhte pas nëntë vitesh pushtimi rus sepse forcave të Moskës po u mbaron municioni ushtarak.

Nëse i goditni forcat ruse aty ku duhet, ato do të bien. Ju mund të dërgoni dhjetëra mijëra të rinj drejt vdekjes, gjë që ata po bëjnë, por nuk mund të krijoni tanke dhe sistemet e nevojshme të armëve me një shkop magjik”, ka pohuar.

Kur u pyet për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, ministri deklaroi se “duhet të jemi realistë” dhe se kjo nuk do të ndodhë në samitin e aleancës në Lituani në muajin korrik.

“Kjo nuk do të ndodhë së shpejti”, tha ministri i mbrojtjes i Britanisë së Madhe.

Ndryshe, Britania është një ndër shtetet që më së shumti e ka ndihmuar Ukrainën në luftën për largimin e pushtuesve rus. 

“Informacionin si mjet lufte”, diplomati i lartë ‘zbërthen’ skenaret e Moskës zyrtare

Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe mediat në rajon duhet të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta, tha diplomati amerikan James Rubin, më 1 qershor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Rubin, koordinator për SHBA-në në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje mediave në rajon t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e dezinformatave ruse dhe dallimin e tyre nga informacioni i vërtetë.

Sipas tij, Kremlini e sheh këtë si një komponent të një strategjie më të madhe, pasi Rusia e di se nuk mund të mbizotërojë ideologjikisht sa i përket luftës në Ukrainë me mënyra konvencionale apo tradicionale.

“Ata po përpiqen të përdorin çdo teknikë që munden për të ndarë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha ai.

Rubin foli për shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë në Sofje, në një nga ndalesat gjatë turneut të tij aktual evropian.

Qëllimi i tij gjatë këtij turneu është të angazhohet me qeveritë dhe t’i inkurajojë ato të kultivojnë vendosmërinë për të identifikuar dezinformimin dhe të kenë aftësinë për të ndërmarrë veprime efektive kundër tij.

Ai tha se teksa çdo vend ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mediat kanë të drejtë të raportojnë deklaratat e qeverive të huaja, ato duhet të përmbahen nga përhapja e dezinformatave të qeverive të huaja pa zbuluar burimin e tyre.

“Në një shoqëri demokratike, është thelbësore të përdoren të gjitha mjetet në dispozicion për të bërë dallimin midis rrëmujës së informacionit dhe veprimeve të orkestruara nga Kremlini që synojnë të shkaktojnë ndarje. Këto veprime kanë për qëllim prishjen e procesit demokratik dhe minimin e mbështetjes për NATO-n”, tha ai.

Ai deklaroi se roli i tij është të sigurojë transparencë dhe të zbulojë çdo lidhje me mediat ruse, duke lejuar çdo qeveri të vendosë se si të përgjigjet. Ai vuri në dukje se Bullgaria, së bashku me Sllovakinë dhe Malin e Zi, janë ndër vendet ku Rusia ka ushtruar ndikim financiar dhe ka korruptuar politikanë dhe media.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të vetëdijshme për shpenzimet e rëndësishme të Kinës, që arrijnë në miliarda dollarë, për zhvillimin e atyre që ai i quajti “sistemet e manipulimit të dezinformimit” global. Megjithatë, taktikat e Kinës ndryshojnë nga ato të Rusisë.

Autoritetet kineze ofrojnë shërbimin e tyre të lajmeve “Xinhua” për mediat në vende të caktuara, pa pagesë, por ato i kufizojnë gazetat nga përdorimi i agjencive të tjera të pavarura të lajmeve perëndimore.

“Pra, kjo do të thotë që një gazetar afrikan që shkruan një artikull për botën, po e shkruan atë nga një këndvështrim kinez, ku thuhet se gjëra të tmerrshme ndodhin në Amerikë, e gjëra të mrekullueshme ndodhin në Kinë”, tha ai.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sigurojnë transparencë në situata të tilla. Në këtë mënyrë, lexuesit do të jenë të vetëdijshëm se lajmet e marra nga gazeta e kanë origjinën nga Kina.

Vladimir Putin në panik, dy ish-aleatët bëhen bashkë kundër tij

Paranojat e presidentit rus Vladimir Putin duket se nuk kanë fund. Veç frikës se partizanët rusë mund të organizojnë atentatin e tij nga momenti në moment, dhe frikës se lufta po futet brenda kufijve të vendit të tij, ai duket se ndihet edhe i kërcënuar nga dy ish-aleatë të tij.

Ndaj, ai po përpiqet të ndërpresë lidhjet që “bashkojnë” dy nga njerëzit më të fuqishëm, dikur pjesë e rrethit të tij të ngushtë, pasi ata u përpoqën ta “shantazhonin” atë muajin e kaluar. Komanda ushtarake ruse ka të ngjarë të urdhërojë forcat e udhëhequra nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov që të fillojnë operacionet sulmuese në Ukrainë, ndërsa mercenarët e Grupit Wagner të Yevgeny Prigozhin nisin të largohen nga vija e frontit në Bakhmut, siç ka konfirmuar Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington.

Hakmarrja e Putin

Kjo lëvizje, vuri në dukje analiza, mund të shihet si një veprim“hakmarrës” nga Presidenti rus, duke pasur parasysh se trupat e liderit çeçen duket se kanë mbetur larg vijës së frontit gjatë muajve të fundit.

“Ky rikthim në ofensivën e forcave çeçene do të vinte pothuajse një vit pasi ato morën pjesë për herë të fundit në ndonjë operacion luftarak me intensitet të lartë”, vuri në dukje ISW.

Në fillim të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, forcat e Kadyrov ishin pjesë e aksionit në Mariupol, Severodonetsk dhe Lysychansk. Nga ana tjetër, gjatë muajve të fundit, ata kryen operacione sulmuese kryesisht rreth Bilohorivka, në zonën e Luhanskut në Ukrainën lindore dhe në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

Ndërsa trupat e Kadyrov po "operojnë si një forcë policie" në territoret e pushtuara në vend që të luftojnë në vijën e frontit, ISW beson se udhëheqësi i tyre mund të "ka qenë duke ruajtur forcat e tij".

Zëvendësimi i Wagner

Analiza e ISW gjithashtu theksonte: "Pjesëmarrja e kufizuar e njësive çeçene në vijat e frontit së bashku me thirrjet e Kadyrov mbi rekrutimin mund të sugjerojë se heziton të angazhojë forcat e tij në operacionet sulmuese në Ukrainë, pavarësisht nga narrativat e tij ultranacionaliste."

Ripozicionimi i forcave të Kadyrov, megjithatë, mund të shkaktojë një rritje në vdekjet e trupave çeçene.Analiza e ISW thoshte:

"Prigozhin iu përgjigj më 31 maj raporteve të forcave çeçene që transferoheshin në rajonin e pushtuar të Donetskut, duke deklaruar se ai ka besim se forcat e Kadyrov do të jenë të suksesshme në kapjen e disa vendbanimeve në rajon, por theksoi se Kadyrov nuk kishte për detyrë të kapte tërësinë e rajonit të Donetskut”.

Forcat çeçene numërojnë rreth 7,000 luftëtarë dhe ekspozimi i tyre i kufizuar në vijën e parë dhe postimet në mediat sociale u ka dhënë atyre pseudonimin tallës të "Batalionit TikTok" midis ukrainasve dhe vëzhguesve të huaj.

"Vetëmnëse pretendimet e Kadyrov se ai ka 7,000 trupa në Ukrainë janë afërsisht të sakta, forcat e tij nuk do të jenë në gjendje të kryejnë me sukses operacione të shumta të rëndësishme sulmuese", tha ai.

Kërcënimet nga ish-aleatët

Analiza vazhdoi duke pretenduar se Kadyrov "ka ndikuar në shantazhimin e Prigozhin" në fillim të majit, kur Ministrisë Ruse të Mbrojtjes iu kërkua të ndante furnizime ushtarake shtesë për trupat Wagner në Bakhmut të shkatërruar nga lufta.

Sakaq, Putini mund ta ketë konsideruar sjelljen e Kadyrov si një kërcënim për kontrollin e tij duke pasur parasysh se Kadyrov dhe Prigozhin kishin kryer një fushatë të suksesshme të përbashkët informacioni në fillim të tetorit 2022 për të lehtësuar ndryshimet e komandës ushtarake. Putini ose komanda ushtarake ruse mund të kenë urdhëruar Kadyrovin të rrisë praninë e njësive të tij në fushën e betejës në shenjë hakmarrjeje për tentativën shantazhuese të Kadyrovit.

Muajin e kaluar, udhëheqësi i mercenarëve Wagner kritikoi ashpër udhëheqjen ushtarake në Rusi dhe u ankua për mungesën e furnizimeve me municion të dërguar në vijën e frontit, sidomos në qytetin e Bakhmutit.

Disa shpërthimeve drejtuar udhëheqjes ruse sugjeroi se marrëdhënia midis Prigozhin dhe Putin mund të jetë përkeqësuar, pavarësisht se lideri Wagner kishte fituar më parë pseudonimin e “kuzhinierit të Putinit”për shkak të kontratave të tij të hotelierisë me Kremlinin.

SHBA hakmerret ndaj Rusisë, ja vendimi drastik që ka marrë

Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk do t’i japin Rusisë disa të dhëna të kërkuara sipas traktatit të ri START të kontrollit të armëve, duke përfshirë vendndodhjet e saj të raketave dhe lëshuesve, për t’u hakmarrë për ‘shkeljet e vazhdueshme’ të marrëveshjes nga Moska.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA do të ndalojë gjithashtu dhënien e informacionit telemetrik të fluturimit Rusisë, të dhëna të mbledhura nga distanca për lëshimet e raketave balistike ndërkontinentale dhe nëndetëse amerikane.

Ky vendim vjen pasi Rusia ndali ndarjen e të dhënave të armëve bërthamore.

Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit thanë se SHBA-ja kishte ofruar të vazhdonte dhënien e këtij informacioni Rusisë edhe pasi Presidenti Vladimir Putin pezulloi pjesëmarrjen e Rusisë në traktat muajin e kaluar, por Moska informoi Uashingtonin se nuk do të ndante të dhënat e veta.

Rusia nuk heq dorë, dërgon armët bërthamore në Polin e Veriut

Rusia ka intensifikuar aktivitetin e saj ushtarak në rajonin e Arktikut kohët e fundit. Muajin e kaluar, Flota Veriore filloi stërvitjet në shkallë të gjerë, duke përfshirë 1,800 ushtarë, deri në 15 anije dhe 40 avionë.

Madje ekspertët besojnë se Rusia ka bërë përpjekje të përbashkëta për të forcuar kontrollin e saj në rajon, të cilin tashmë e ka militarizuar në një masë të madhe. Por, një raport i inteligjencës nga Norvegjia i publikuar në fillim të këtij viti pretendon se Rusia së shpejti mund të dërgojë anije të armatosura bërthamore në Arktik, për herë të parë në rreth tridhjetë vjet.

Raporti paralajmëron se megjithëse Rusia tashmë përbën një kërcënim të rëndë operacional për NATO-n dhe Norvegjinë me raketat e saj anti-satelite, nëndetëset dhe aftësitë kibernetike, anijet e armatosura me armë bërthamore do të përbëjnë një rrezik akoma edhe më të madh.

"Me rritjen e rëndësisë së armëve bërthamore dhe forcave të parandalimit strategjik, mbrojtja e flotës veriore të bazave ushtarake në Kola, Bastionin Verior dhe Detin Barents po bëhet gjithashtu më e rëndësishme," tha Shërbimi Informativ Norvegjez në raportin e tij vjetor.

Raporti krijoi përshtypjen se kjo ishte hera e parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe përfundimi i Luftës së Ftohtë, që Rusia zotëronte armë taktike bërthamore në anijet e saj luftarake. Inteligjenca norvegjeze deklaroi gjithashtu se kishte shanse që një përleshje sado e vogël të kalonte në një konflikt të madh që përfshin Norvegjinë, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, agjencia e inteligjencës deklaroi se ndërsa Rusia do të vazhdojë të rrisë dhe të përmirësojë arsenalin e saj bërthamor, së shpejti situata pritet të “nxehet” në rajon.

Aleanca më e madhe evropiane anti-ruse bëhet bashkë, ja mesazhi që i dërguan liderët Vladimir Putin nga Moldavia

Moldavia bashkon të gjitha problemet politike me të cilat duhet të përballen krerët e Komunitetit Politik Evropian (EPC), një grupim politik pak a shumë informal i themeluar në vitin 2022. Qeveria në kryeqytetin Kishinau ka frikë se Moldavia, një vend i vogël i vendosur mes Rumanisë dhe Ukrainës, mund të jetë objektivi i radhës i agresionit rus nëse Ukraina do të humbiste këtë luftë aktuale, siç shkruan Deutsche Welle.

Pjesa e vendit që është besnike ndaj Rusisë, Transnistria, shpalli pavarësinë nga Moldavia 30 vjet më parë dhe ka qenë nën kontrollin e të ashtuquajturve "Trupat paqeruajtëse" ruse.

Pavarësisht këtij konflikti "të ngrirë", BE-ja pranoi t'i jepte Moldavisë, së bashku me Ukrainën, statusin e një kandidati për anëtarësim.Takimi i 47 krerëve të shteteve dhe qeverive në Castel Mimi të enjten, trajtoi pikërisht këto tema: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, zgjerimi i BE-së dhe intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë midis vendeve evropiane, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë së lidhur me të.Presidenti francez Emmanuel Macron , i cili konceptoi formatin, tha në Pragë se EPC është një instrument për të parandaluar "luftërat civile dhe problemet në rritje të një Evrope të bashkuar".

EPC si Forumi Evropian “në formatin XXL” tashmë ka marrë një vendim në takimin e parë në Pragë: takimi i tretë do të mbahet në tetor në Spanjë, ndërsa i katërti vitin e ardhshëm në Britaninë e Madhe

. Ideja e Emmanuel Macron nuk ishte krejtësisht e re.Në vitin 1989, presidenti i atëhershëm francez Francois Mitterand propozoi një komunitet të tillë ndonëse s’dha fryte sepse ai donte të përfshinte Rusinë, gjë që u refuzua nga shtetet e tjera kategorikisht.

Ukraina rrëzon më shumë se 30 raketa dhe dronë rus brenda natës

Raportohet për dronë të rrëzuar mbi qytetin rus të Kursk.

Kyiv Independent raporton se dronët janë rrëzuar mbi qytetin Kursk, në Rusinë perëndimore.

Guvernatori i Rajonit të Kurskut, Roman Starovoyt, tha në një postim në Telegram se dronët u kapën gjatë natës.

Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 30 raketa dhe dronë të gjuajtur nga Rusia drejt Kievit gjatë natës\, raporton Sky news transmeton "Bota sot"

Duke shkruar në Telegram, autoritetet ushtarake të Kievit thanë:

"Sipas informacioneve paraprake, më shumë se 30 objektiva ajrore të llojeve të ndryshme u zbuluan dhe u shkatërruan në hapësirën ajrore mbi dhe rreth Kievit nga forcat e mbrojtjes ajrore".

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili më herët raportoi dy valë të ndara sulmesh, tha në Telegram se nuk kishte thirrje për shërbime shpëtimi.

Nuk ka ende asnjë koment nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat