Më shumë se 17 mijë njerëz po evakuohen nga autoritetet ukrainase pas shpërthimit të digës në Kherson

Bota

Më shumë se 17 mijë njerëz po evakuohen nga autoritetet ukrainase pas shpërthimit të digës në Kherson

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 20:42
Ukrainë

Më shumë se 17,000 njerëz janë duke u evakuuar nga autoritetet ukrainase, tha prokurori i përgjithshëm i vendit.

Forcat e armatosura ruse po “vazhdojnë të bombardojnë” vendbanimet e prekura dhe “civilët që përpiqen të evakuohen”, tha Andriy Kostin,.

Më shumë se 40,000 njerëz janë në rrezik të përmbytjeve, por 25,000 prej tyre banojnë në territorin e uzurpuar nga Rusia, shtoi ai.

Ai pretendoi se zyrtarët rusë “nuk po evakuojnë njerëzit”.

“Kjo është një tjetër shpërfillje e hapur ndaj jetës njerëzore dhe ligjit ndërkombëtar”, tha ai, duke akuzuar Rusinë për një “krim ndërkombëtar”.

Evakuimi i banorëve nga autoritetet ukrainase vjen pas shpërthimit të digës Kakhovka në Kherson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat