ShBA ngrit alarmin: Prishja e digës në Ukrainë rrezikon sigurinë globale ushqimore

Bota

ShBA ngrit alarmin: Prishja e digës në Ukrainë rrezikon sigurinë globale ushqimore

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:06
SHBA

Për Kombet e Bashkuara, prishja e digës në lumin Dnipro në Ukrainë do të ketë ndikim të madh në sigurinë botërore ushqimore.

Pas kësaj ka të ngjarë që të ketë rritje të çmimit të ushqimit, për shkak të problemeve me të korrat në atë zonë.

"Kjo është një shportë buke, që do të shkojë drejt Detit të Zi, Krimesë. Kjo është një shportë buke jo vetëm për Ukrainën, por për botën”, ka thënë Martin Griffthis, shef i Ndihmave në Kombet e Bashkuara.

Ai shtoi faktin se  është pashmangshme që do të ketë probleme të mëdha me korrjen dhe mbjelljen dhe korrjen e ardhshme.

 "Ajo me të cilën do të përballemi është pothuajse në mënyrë të pashmangshme, por ende e pa llogaritur qartë, është një ndikim i madh në sigurinë globale të ushqimit”-përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat