Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Bota

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:15
Fotografia e Aleksei Navalnyt gjatë një proteste në mbështetje të tij para Ambasadës ruse në Londër. 4 qershor 2023.

Një gjyq kundërthënës ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pritet të nisë të hënën, tha avokati i tij. Gjyqi do të mbahet në burgun ku ai aktualisht po mbahet, që gjendet rreth 260 kilometra larg Moskës.

Navalny veçse ka mbajtur dy prej nëntë vjetëve të një dënimi paraprak dhe përballet edhe me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vjet burgim.

Gjyqi mbahet në verilindje të Moskës, në rajonin Vladimir.

Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelim dhe financim të një organizate ekstremiste dhe minimizimit të nazizmit.

Kritiku i Kremlinit hedh poshtë të gjitha akuzat, që thotë se janë të motivuara politikisht. Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, po deri më tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.

Nga e hëna pritet që gjyqi të jetë publik, megjithatë në të nuk do të lejohen të marrin pjesë gazetarët, thanë avokatët e tij.

Navalny u helmua me agjentin nervor, Noviçok, gjatë një udhëtimi për në Siberi verën e vitit 2020. Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe shërbimet e inteligjencës së Rusisë se qëndrojnë prapa helmimit. Pas trajtimit mjekësor në Gjermani, ai u kthye në Rusi. Me të arritur në Rusi ai u arrestua.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se Navalny është i burgosur politik./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat