Babë e bir goditen nga rrufeja gjatë rrugës për në shtëpi, dalin detajet tronditëse

Bota

Babë e bir goditen nga rrufeja gjatë rrugës për në shtëpi, dalin detajet tronditëse

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Grayson Boggs 6-vjeçari vdiq disa javë pasi ai dhe babai i tij, Matthew Boggs, u goditën nga rrufeja në rrugën e tyre në Valley Mills, TX. Grayson, vëllai i tij Elijah Boggs dhe babai i tyre sapo kishin zbritur nga autobusi kur ndodhi incidenti tragjik. 

Elijah tregoi për mediat se kur pa babain dhe vëllain e tij të rrëzuar përtokë, ai mendoi se ata thjesht po bënin shaka. Grayson dhe babai i tij ishin kapur për dore kur rrufeja zbriti nga qielli pa paralajmërim dhe i goditi ata. "Isha vërtet i frikësuar. E rrotullova Grayson-in dhe ai po buzëqeshte paksa. Mendova se ata thjesht po bënin shaka, por kur e përmbysja babin, i rridhte gjak nga mesi i kokës dhe tashmë fytyra e tij ishte ngjyrë vjollce”, tha Elijah Grayson.

Sipas nekrologjisë së tij, Matthew (34) u godit për vdekje menjëherë. Grayson u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve McLane në Temple, Teksas. Nëna e tij, Angela Boggs, ndau me KWTX se fjalët e fundit të Matthew ishin për Grayson duke thënë: "Të dua, mik". 

Grayson pësoi dëmtime në lobin frontal dhe nervin e tij optik. Ai vdiq më 16 qershor, pak më shumë se një muaj pas incidentit, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mesatarisht 28 njerëz në SHBA vriten nga rrufeja çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat