Qindra mina ruse hidhen në erë nga droni ukrainas, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u vërejt nga dhjetëra kilometra

Bota

Qindra mina ruse hidhen në erë nga droni ukrainas, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u vërejt nga dhjetëra kilometra

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ruse që kishte grumbulluar qindra mina të ndryshme si ato kundër këmbësorisë dhe antitank, u hodhën në erë nga një dron e ukrainasve.

Fillimisht operatori i lokalizoi dhe pasi konstatoi se mund t’i shkatërrojë me qëllim që të mos përdoren kundër tyre, hodhi një bombë mbi to, kurse shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u vërejt tymi i zi në dhjetëra kilometra distancë.

Pamjet janë publikuar nga brigada e 72 e motorizuar e ushtrisë ukrainase, ku nga shpërthimi tejet i fuqishëm edhe droni mezi i shpëton detonimit, sa që në një moment dukej se po rrëzohet.

Nga një kënd tjetër mund të shihet shpërthimi dhe tymi i zi që ngritet në qiell, kurse po të mos ishin shkatërruar ato – sigurisht se do të kishte viktima në njerëz.

Kujtojmë që ushtria ruse tani ka filluar të aplikojë metoda të ngjashme me ato  të ISIS-it, duke mbushur mjete të ndryshme luftarake me eksploziv të cilat më pas po i nis drejt pozicioneve të ukrainasve – duke i përdorur si kamikaz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat